
Një ngjarje erëndë është regjistruar në Shkodër, në orët e para të ditës së sotme. Në banesën e një efektivi të policisë së Shkodrës, është vendosur lëndë plasëse.
Sipas njoftimit të policisë lënda plasëse është vendosur në murin e banesës së një shtetasi 49 vjeçar, në fshatin Hot i Ri të Bashkisë së Shkodrës. Sipas të njëjtit burim, ka vetëm dëme materiale.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 02:25, në fshatin Hot i Ri, Shkodër, pranë murit të banesës së shtetasit, Pëllumb Vuka, 49 vjeç, oficer policie në Komisariatin e Policisë Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale në banesë, si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.