Një ngjarje tronditëse për një familje në fshatin Vasjar të Memaliajt. Prindërit e një 18 vjeçare e kanë gjetur vajzën në orët e para të mëngjesit të sotëm në gjendje të rëndë dhe e kanë dërguar në spital.
Mirela Beta nga Vasjari i Memaliaj ka shkuar në gjendje të rënduar në reanimacionin e spitalit të Gjirokastrës. Ajo ka humbur jetën pasi kishte konsumuar lëndë toksike, konfirmuan bluzat e bardha.
Vajza, mësohet se ndodhej në gjendje depresive kohët e fundit, pas humbjes së bashkëshortit tre muaj më parë. Ky i fundit, ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik në punë, teksa punonte në ‘Bypassin’ e Levanit. Në këto kushte, duke mos pranuar dot humbjen e rëndë dhe fatale, e reja i ka dhënë fund jetës së saj duke konsumuar lëndë toksike.