Nje grua ka humbur jetën ne vend, nderkohe qe dy te tjera kane mbetur te lënduara. Është ky bilanci paraprak i nje aksidenti fatal qe ndodhi ne aksin rrugor Librazhd- Qafë thanë, në vendin e quajtur “Kthesa e gomave”.
Elbasan / Informacion paraprak
Në aksin rrugor Librazhd- Qafë thanë, në vendin e quajtur “kthesa e gomave”, një mjet trailer me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th.K., banues në Elbasan, si pasojë e aksidentit shtetasja R.H. 82 vjeçe ka ndërruar jetë, si dhe janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjerët në autobus.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.