Një tjetër sulm kibernetik mbi sistemin TIMS në Shqipëri. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama që thotë se sulmi është “nga të njëjtët agresorë”, pra nga Irani.
Kryeministri Edi Rama postim në Twitter:
Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS!
Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.