
Tjetër termet lëkund Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra
Është rikthyer paniku i tërmeteve në qytetin e Korçës, këtë mëngjes. Një lëkundje e fuqishme me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter ka tronditur qytetin juglindor, në orën 07:25. Raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Boboshticë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth.
Nga të dhënat e para, raportohet se nga tërmeti ka dëme materiale, ndërsa është krijuar dhe panik i madh te qytetarët.