Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter, rreth 29 km nga Tirana, pak a shumë në të njëjtën zënë si termetet e natës së kaluar.
Thellësia e lëkundjes së tokës ishte 2 km, mjaft pranë sipërfaqes ndërsa epiqendra ishte 11 km në Jug- Jugpërendim të Burrelit dhe 29 km në Veri- Veriperendim të Tiranës.
Në një hark kohor prej 8 minutash, Shqipëria u lëkund dy herë. Fillimisht nga një termet shumë i fortë me magnitudë 5.2 Rihter dhe një tjetër me magnitudë 4.1.
Nga Emergjencat Civile e raportua për dëme në afërsi të epiqendrës së termetit, ndërsa në panik dhjetra qytetarë në Tiranë e rrethe, dolën nga banesat e tyre në rrugë.