
Një lëkundje termeti e fortë, është regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Sipas Qendrës Sismiologjike Euro- Mesdhetare, lëkundja ishte e shkallës 4.8 Rihter dhe është ndjerë në oërn 22:05 sipas asaj shqiptare.
Epiqendra e termetit është lokalizuar në distancë 23 km në Lindje të Prizrenit dhe 14 km në Veri të Tetovës. Thellësia e lëkundjes ishte 5 km.
Raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë e Shqipëri, madje edhe në Shkodër, në katet e larta të pallateve.





