EMRI – Të shtëna me armë zjarri në hyrje të qytetit, raportohet për dy të vdekur pranë një karburanti…

Një ngjarje tronditëse është regjistruar pak minuta më parë në Elbasan. Dy persona kanë rënë pre e një atentati. Bëhet e ditur se personi i cili është ekzekutuar me armë zjarri në Elbasan është identifikuar si Ardian Çollaku rreth 50 vjeç. Identiteti i viktimës tjetër është Lulzim Bitri.

Mësohet se Çollaku është babai i dy fëmijëve dhe një person me precedent të mëparshëm penal. Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 19:00 të pasdites së të hënës, në fshatin Balldren në një lokal pranë një karburanti.


Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të krimit.

Burime paraprake kanë bërë të ditur se janë regjistruar të shtëna me armë në vendin e quajtur rrethrrotullimi i luleve, në hyrje të qytetit, ku si pasojë dyshohet për një të vdekur dhe një i plagosur.

Megjithatë, pritet të sqarohen më tej detaje nga kjo ngjarje e rëndë.