
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Balldre të Lezhës. Sipas informacioneve të para, raportohet për një person të vrarë.
Ai është identifikuar si Romario Brunga, rreth 25 vjeç dhe është gjetur i pajetë brenda makinës së tij, me targë AB714JC. Akoma nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Makina nuk ka dëmtime të dukshme nga jashtë apo shenja plumbash. Po punohet për të saktësuar nëse është vrasje apo vetëvrasje.