MINUTA E FUNDIT/ Te shtena me arme ne qytet, plagoset rende i riu

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Elbasan. Raportohet se ngjarja në fjalë ka ndodhur në afërsi të Teatrin Skampa, në një pikë llotoje, në lagjen ‘Beqir Dardha’. Burimet pohojnë se i plagosuri, një djalë i ri, është paraqitur në Kirurgjinë e Spitalit të Elbasanit me një plagë në këmbë. Mësohet se i riu, identiteti i të cilit nuk dihet, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshimet e para flasin për një plagosje pas një konflikti mes disa personave, ku një prej tyre ka qëlluar me armë zjarri dhe më pas është larguar prej aty. Sakaq, policia ka identifikuar autorin, ndërsa është vënë në ndjekje të tij. Deri më tani nuk dihen detaje rreth ngjarjes. /balkanweb/