MINUTA E FUNDIT/ Te shtena me arme ne kryeqytet, shoqerohen 7 persona

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Sipas informacionit paraprak nga policia rreth orës 22:25, në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bardhyl”. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :
Në rrugën “Bardhyl”, ka patur të shtëna me armë zjarri në ajër.  Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja dhe deri tani nuk ka persona të lënduar. Janë shoqëruar 7 persona në ambientet e policisë për verifikim dhe sqarime të mëtejshme. Po vazhdon kontrolli i territorit dhe po punohet nga ana e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.