Të shtëna me a.rmë zjarri ndaj një personi pranë katedrales në Lezhë. Mësohet se ai është dërguar në spital ku po merr edhe trajtimin e duhur mjekësor. Ai identifikohet me inicialet Ardian Kola, i dëmtuar në këmbë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë por ende nuk dihen rrethanat e saj. Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i policise:
Policia identifikon autorin e p.lagosjes së 37 vjeçarit. Vijon ndjekja për kapjen e tij.
Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i p.lagosur lehtë në këmbë dyshuar nga a.rmë zjarri.
Në vendngjarje në qytet Lezhë, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A.D. ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.
Shkak i p.lagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.