Pasditen e sotme Edi Rama ka takuar Ilir Metës në zyrën e këtij të fundit. Burimet konfirmojnë se Rama ka shkuar në Presidencë, ndërsa duket se janë zbardhur edhe arsyet. Mësohet se takimi ka zgjatur rreth 30 minuta. Burimet pohojnë se tema kryesore e diskutuar në këtë takim ka qenë lidhur marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e detit.