
Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 shkurt dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.
Sipas burimeve, akuzat do t’i komunikohen zyrtarisht ditën e mërkurë, 23 korrik 2025. Avokatët dhe z.Veliaj janë njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme.
Nuk dihet nëse kryebashkiaku I Tiranës do të lërë për pak orë qelitë e paraburgimit në Durrës për t’u përballur me prokurorët e posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado. Ajo çfarë mbetet e paqartë është nëse SPAK do ta përcjellë dosjen për në Gjykatën e Posaçme apo do të shtyjë afatet e hetimit.




