Jane shtyre hetimet per dosjen “Tahiri” me nje periudhe kohore per tre muaj. Mësohet se afatet tremujore të hetimit për dosjen “Tahiri” kanë përfunduar tashmë, ndërsa sot, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë një vendim të rëndësishëm për këtë çështje. Në një kohë kur dy prej prokurorëve, që udhëhiqnin hetimet janë larguar dhe gati po mbushet viti që kur Tahiri është vendosur nën hetim, Prokuroria ishte përballë tri mundësive.
E para, dhe ajo që kishte më shumë gjasa, ishte kërkesa për shtyrje edhe me tre muaj të afateve të hetimit. Vetëm një muaj më parë, Prokuroria ka kërkuar shtyrjen me tre muaj të afateve të hetimit për Jaeld Çelën, ish-drejtues i Policisë në Vlorë, i cili gjithashtu është pjesë e dosjes. Sot organi i akuzës vendosi shtyrjen edhe për tre muaj të hetimit për ish- ministrin e brendshëm Tahiri.