NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

MINUTA E FUNDIT/ Shtatë çanta me kanabis kapen në afërsi të Ulqinit, dyshohet se vinin nga Shqipëria…

Tjetër sasi lënde, e dyshuar si kanabis, është sekuestruar nga forcat e rendit.

Kështu, policia malazeze, në afërsi të lumit Buna, në vendin e quajtur Sutjel në territorin e Komunës së Ulqinit, ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 7 çantave me 205 kg kanabis, të cilat u gjetën rreth 130 metra larg bregut të lumit.


Sipas informacioneve të policisë malazeze sektori i policisë kufitare, gjatë patrullimit të kufirit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në afërsi të Lumit Buna, janë pikasur 4 persona të cilët po transportonin çantat. Pasi janë parë nga polica, ato janë larguar.

Dyshohet se lënda narkotike ka ardhur nga Shqipëria dhe kishte destinacion Malin e Zi. Ndërkohë, po punohet në kapjen dhe identifikimin e transportuesve, por edhe të bashkëpunëtorëve të trafikantëve nga Shqipëria me ata malazezë.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!