Para pak minutave “Shqiponjat” e Shkodrës kanë përmbyllur një tjetër aksion të suksesshëm. Në lagjen Rus të qytetit, ata kanë kapur një person të shpallur në kërkim. Aksioni është kryer në një zonë me lëvizshmëri të lartë qytetarësh.
Sipas dëshmitarëve okularë në vendngjarje që raportojnë për ShkodraWeb, personi, një burrë me kapele në këkë, është kapur ndërsa po qarkullonte në rrugë. Efektivët e “Shqiponja” kanë vepruar me shpëjtësi duke bërë shoqërimin e tij në komisariat. Pritet njoftimi zyrtar i policisë së Shkodrës.