“Shqiponjat” e Shkodrës sapo kanë realizuar një tjetër askion të suksesshëm, në sytë e shumë qytetarëve shkodranë. Pasi kanë marrë informacion se një person i shpallur në kërkim po qarkullonte në afërsi të Teatrit “Migjeni”, menjëherë ata kanë vepruar. Personi, i cili sipas dëshmitarëve okularë që sinjalizuan për ShkodraWeb ishte rreth 30 vjeç, ia ka futur vrapit për ti shpëtuar prangosjes.
Por gjithçka ka rezultuar e kotë pasi forcat “Shqiponja” e kanë arritur, duke e ndaluar e prangosur të riun e shpallur në kërkim. Gjithçka ka ndodhur në sytë e shumë qytetarëve shkodranë, të cilët janë bërë dëshmitarë të një aksioni “live” të “Shqiponjave” të Shkodrës. Pak orë më pare, ata arrestuan një tjetër person n[ k[rkim, sapo doli nga një hotel në lagjen “Mark Lula” të qytetit.
Për të dy këto aksione të “Shqiponjave”, pritet të ketë informacione zyrtare nga policia e Shkodrës/