
“Shqiponjat” e Shkodrës vazhdojnë kontrollet në zona të ndryshme të qytetit. Mësohet se para pak minutave, në një nga këto kontrolle kanë vënë në pranga një person të shpallur në kërkim.
Po ashtu, është prangosur edhe një shtetas tjetër, të cilit i janë kapur një sasi hashashi. Informacionet janë paraprake dhe raportohen nga vendngjarja, ndërsa bashkë me “Shqiponjat” janë vepruar edhe agjentë të policicë kriminale.
Mësohet se kontrollet do të vijojnë në zona të ndryshme të Shkodrës sipas një plani të mirëpërcaktuar.
Pritet që Policia e Shkodrës të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimet e minutave të fundit.




