
Lëkundje sizmike janë regjistruar vetëm pak momente më parë në qytetin e Elbasanit, të cilat janë ndjerë në Fier, Lushnje dhe në Tiranë. Sipas Qendres Mesdhetare për Monitorimin e Termeteve, termeti ka patur një magnitudë të lartë 4.3 sipas shkallës Rihter.
Lëkundja është ndjerë e fortë në Elbasan dhe më pak, në Lushnje e madje në Fier. Ai është ndjerë edhe në zonën e Tiranës. Thellësia e termetit ka qenë 13 km, ndërsa epiqendra është verifikuar 37 km në PërendimJugPërendim të Elbasanit dhe 6 km në VeriPërendim të Lushnjes.
Deri tani, nuk ka informacione për dëme të asnjë lloji.





