ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

MINUTA E FUNDIT/ Shqipëria shkundet nga termeti 5.8 ballë, ja ku ishte epiqendra- u ndje edhe në Shkodër

Një termet i shkallës 5.8 ballë ka tronditur para pak minutave vendin tonë. Sipas raportimeve të para, epiqendra ka qenë në detin Adriatik, 34 km larg nga Trana në perëndim dhe 6 km larg nga Durrësi në veri. Ka qenë ora 16.04 kur janë ndjerë lëkundjen të cilat kanë zgjatur disa sekonda. Lëkundjen janë ndjerë edhe në disa zona në qytetin e Shkodrës. Raportohet se thellësia e lëkundjes ishte 10 km. Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.

Vetëm pak minuta më pas, është ndjerë një lëkundje tjetër me 5.3 ballë. Sipas sizmiologëve, lëkundja e dytë ka patur epiqendrën 27 km në perëndim të Tiranës, 7 km në verilindje të Durrësit dhe 6 km në veriperndim të Shijakut, në një thellësi 5 km.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.