
Mëngjesin e sotëm janë verifikuar lëkundje tërmeti në qytetin e Korçës. Lëkundja u regjistrua rreth orës 08:30 me magnitudë 3,6 të shkallës Rihter, sipas Qendrës Europiane të Tërmeteve.
Epiqendra e lëkundjes së tërmetit ka qënë 17 kilomentra larg qytetit, por banorët raportojnë se lëkundjet kanë qënë të fuqishme dhe janë ndjerë shumë edhe në qytet.