
Një person është plagosur si pasojë e shpërthimit të kutisë elektrike në një pallat në Perash të Shkodrës. I lënduar ka mbetur një banor i pallatit, i cili sapo ka hapur kutinë për të lexuar matësin elektrik ka ndodhur shpërthimi. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet në rrezik për jetën.
INFORMACION PARAPRAK
Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.
Si pasojë u dëmtua një shtetas i identifikuar Hysni Ymeri, banor i pallatit, rreth 67 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë.
Ndërkohë, në një reagim zyrtar, OSHEE thotë:
“Përshëndetje
Në lidhje me ngjarjen në Shkodër, sipas informacioneve paraprake, informojmë se shpërthimi nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësave në pallat.
Faleminderit”




