DETAJET/ Shkrumbohet makina që përdorej nga kryetari i bashkisë, e pëson edhe një mjet afër…

Digjet ne oret e para te mengjesit automjeti tip Range Rover në pronësi të Bashkisë Vlorë, makine që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë. Policia ben me dije se si si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip Ford, parkuar në afërsi.

“Drejtuesi i mjetit Range Rover, shtetasi E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Ndërsa mjeti tjetër tip Ford është në pronësi të shtetasit B.A”- njofton policia.

Informacion paraprak

Më datë 10.10.2019, rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë pranë zyrave të punës, ka marrë flakë automjeti tip Range Rover në pronësi të Bashkisë Vlorë (mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë), ku si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip Ford, parkuar në afërsi.

Drejtuesi i mjetit Range Rover, shtetasi E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Ndërsa mjeti tjetër tip Ford është në pronësi të shtetasit B.A.

Si pasojë e flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht.

Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.