Shkon në 10 numri i të prekurve me COVID-19 ne vendin tone. MSH ka bërë me dije se janë testuar 114 persona, prej të cilëve kanë rezultuar 10 pozitivë, pra me COVID-19. Sipas të dhënave të fundit, “në këtë pjesë janë dy të sëmurët e parë, 6 vetë që janë kontakte të të sëmurëve dhe kemi 2 raste të reja të palidhura me dy rastet e para”. Zv.ministrja Rakacolli theksoi se një i sëmurë që është i shtruar në Infektiv dhe që ka histori udhëtimi një ditor në Milano dhe një person tjetër është i shtruar në spitalin e Durrësit.