MINUTA E FUNDIT – Shkodra tronditet nga termeti, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda…

Lëkundje termeti janë ndjerë para pak minutave në qytetin e Shkodrës. Magnituda duket se ka qenë e lartë ndërsa lëkundja ka zgjatur vetëm pak sekonda.

Regjistrimi i termetit është bërë nga Qendra Europiane për Monitorimin e Termeteve. Sipas të dhënave të para, termeti ka qenë 4.8 ballë i shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Lezhë e Tiranë.


Termeti është lokalizuar me epiqendër 4 km në Veri- Verilindje të Lezhës dhe 55 km në Veri- Veriperendim të Tiranës me një thellësi 10 km. Deri në këto momente nuk ka informacione për dëme materiale.

Lëkundja është ndjerë në orën 22.13, kur të gjitha familjet kanë qenë në shtëpitë e tyre. Në zonat ku lëkundja është ndjerë më e fortë, si në katet e larta të pallateve, ka patur edhe panik tek qytetarët.