Një lajm i trishtë është mësuar në Shkodër afër mesnatës. Është ndarë nga jeta Shqyri Alushi, një nga të fundit bilbila që i kishin mbetur Shkodrës e Shqipërisë nga “brezi i artë” bashkë me Bik Ndojën dhe pak të tjerë. Prej më shumë se tre javësh, ai ishte shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku i biri shprehu mjaft rezerva për trajtimin e Alushit, sidomos lidhur me mungesën e ilaçeve dhe pajisjeve të nevojshme.
Ikja e Shyqyri Alushit është një humbje e madhe për familjen, të afërmit, miqtë e shokët por sigurisht edhe për artin e kulturën. Sidomos për muzikën popullore qytetare shkodrane që Alushi e interpretonte si rradhë kush. ShkodraWeb i shpreh ngushëllime familjes!
MUND TË LEXONI EDHE: VIDEO/ Kurimi i Shyqyri Alushit në Spitalin Rajonal të Shkodrës kthehet në çeshtje, mjekët: Ka blerë aparatet, jo serumin…
IN MEMORIAM…