
Një situatë e frikshme mëngjesin e sotëm për pasagjerët e një autobusi në Shëngjin, në afërsi të Knallës.
Nga mali janë shkëputur masive gurësh dhe kanë rënë mbi autobusin e mbushur me punëtorë të një fabrike. Bëhet me dije nga vendngjarja se për momentin raportohen së paku 2 gra të lënduara.