MINUTA E FUNDIT – Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano…

Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka thënë se Nano  nuk realizoi objektivat.

Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure të Këshillit të Ministrave.


Lajmi u bë me dije nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Deri në emërimin e drejtorit të ri të Policisë, ministri i Brendshëm tha se detyrat do t’i ushtrojë nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë.

“Shumë shpejt do t’ju njoftojmë edhe për emërimin e ri”.