Identifikohen dy autoret e ngjarjes së rëndë që i mori jetën dy kusherinjve ne Lac. Ne kerkim jane shpallur dy persona, te identifikuar si Markel Gjonbushi dhe Vincenc Pali (Bushi), raporton ‘”News 24″.
Skena e ngjarjes ku humbën jetën dy të rinjtë, Mikel Jushi, 35 vjeç, dhe Jani Jushi, 30 vjeç, djem xhaxhallarësh, ka qenë e ngjashme me ato të filmave. Gjithçka ka nisur nga një debat në lokal, ndërsa pas precipitimit të situatës, Mikel dhe Jani Jushi janë ndjekur nga pas nga autori.
Dy djemtë e xhaxhallarëve janë përpjekur që të fshihen në një rrugicë, por autori i ka arritur dhe ka shtënë disa herë. Gjate nates jane shoqeruar mbi 10 persona e jane marre ne pyetje.