Në vazhdim të aksionit “Goldfinger“, i zhvilluar më datë 26.06.2019, gjatë të cilit u sekuestruan 200 mijë euro, 10 milionë lekë, 7 automjete, 7 banesa dhe 1 biznes, operacion i koordinuar nga Europol-i dhe i drejtuar nga autoritetet e hetimit në Danimarkë, i shtrirë në disa shtete, si Danimarkë, Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Suedi, Slloveni dhe Shqipëri, Drejtoria Hetimore Qëndrore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Kr.imet e Rënda Tiranë ka vijuar hetimin pasuror për të sekuestruar të gjitha pasuritë e personave të arrestuar gjatë operacionit, të cilat rrjedhin nga aktiviteti kr.iminal i tyre.
Gjatë hetimeve për identifikimin e pasurive të tjera që kishin rrjedhur nga aktiviteti kr.iminal i shtetasve Jetmir Kastrati, Eri Pelinku, Dëfrim Eçi si dhe Armando Duçaj të arrestuar në Danimarkë më datë 26.06.2019, për veprat penale “Grupi i strukturuar kr.iminal ”, “Trafik ndërkombëtar i lëndëve na.rkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kr.iminale”, Drejtoria Hetimore Qëndrore, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së Parë për Kr.imet e Rënda Tiranë, evidentoi një sërë pronash të tjera të këtyre personave dhe i kërkoi Gjykatës sekuestron përfundimtare në bazë të ligjitit antimafia.
Bazuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Kr.imet e Rënda Tiranë, u vendos sekuestrimi mbi pasuritë, si më poshtë:
Një kompani private (pulari), me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro;
10 apartemente banimi, në plazhin e Velipojës;
1 apartament banimi në Shkodër;
14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit;
Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 3 milionë euro.
Të gjitha pronat e sekuestruara dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti kr.iminal i personave të arrestuar, të cilët i kanë regjistruar në emër të familjarve të tyre.
Pronat e sekuestruara më datë 26.06.2019 dhe 29.10.2019, me vendim gjykate, i janë dorëzuar për administrim Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Minsistrisë së Financave.
Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Kr.imeve të Rënda Tiranë, po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e gjithë skemës së këtij grupi kr.iminal, personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kr.iminal, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në Shqipëri në emër të tyre, familjarëve apo personave me të cilët kanë lidhje miqësore dhe shoqërore.
Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të tjera të luajtshme apo të paluajtshme, si dhe llogari bankare të përfituara nga aktiviteti kr.iminale i këtyre personave.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë për të identifikuar pasuri të tjera të përfituara nga aktiviteti kr.iminal i këtyre personave dhe i personave të tjerë.