Vetëm pak minuta më parë është arrestuar një person i shpallur në kërkim. Sipas dëshmitarëve okularë në vendngjarje që tregojnë për ShkodraWeb, forcat “Shqiponja” kanë vënë në pranga një person rreth 45- 50 vjeç. Mësohet se arrestimi është bërë në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës.
Personi është prangosur menjëherë sapo ka dalë nga një hotel i njohur në zonë, ku mesa duket po qendronte. Lidhur me aksionin e radhës të “Shqiponjave” të Shkodrës, pritet të ketë një njoftim zyrtar nga policia.