Kuvendi ka miratuar sot dekretin e Presidentit Ilir Meta, ku është votuar me 77 vota Sandër Lleshin si Ministër i Brendshëm. Merr fund odisea e këtij emërimi, i cili për disa jav, u kthye edhe në temë të politikës shqiptare. Me këtë emërim, ish- këshilltari i kryeministrit merr të gjitha atributet e paraardhësit të tij të dorëhequr Fatmir Xhafa. “De facto” ai është ministër i brendshëm prej disa ditësh, edhe pse si i komanduar.