
Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që të përjashtojë përgjithmonë nga PD, Sali Berishën.
Bëhet e ditur se ky vendim u mor pas me shume se 8 orë disksutime në një mbledhje maratonë.
Mbledhja e cila nisi rreth orës 19:00 dhe që ka përfunduar pas orës 3 të mëngjesit ka diskutuar në lidhje me protestën e organizuar nga Sali Berisha në ambientet e selisë blu.
Kujtojmë që ky vendim i kryesisë vjen tre ditë pas protestës së dhunshme që Sali Berisha organizoi në selinë e Partisë Demokratike.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!