Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari në një intervistë për “VOA-n”, ka thyer heshtjen sa i përket vendimit për djegien e mandatit të deputetit. Hajdari u shpreh se, sipas saj, parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend duke e konsideruar vendimin për mos-djegien e mandatit si atë të duhurin. “Unë mendoj që parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, i jep oksigjen partive politike. Është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin. Prandaj duke marrë parasysh që kjo është një përgjegjshmëri shumë e lartë, mendoj që qëndrimi në parlament do të ishte vendimi më i duhur” deklaroi Rudina Hajdari.