MINUTA E FUNDIT – Rrezikohen ndërtesat përreth, flakët shfaqen në një pikë mbushje bombolash gazi

Flakët kanë shpërthyer në një pikë mbushje bombolash gazi pasditen e sotme në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, ndërsa flakët rrezikojnë edhe disa ndërtesa që ndodhen përreth.


Aktualisht nuk dihen rrethanat e incidentit apo edhe dëmet e shkaktuara, ndërsa policia ka nisur hetimet.