Për shkak të rënies së gurëve, rruga që lidh dy Njësitë Administrative Pult dhe Shosh të Bashkisë Shkodër, është bllokuar bllokuar prej disa orësh.
Banorët kanë komunikuar me mediat por edhe me zyrtarë bashkiakë, të cilët kanë përcjellë shqetësimin e tyre në strukturat e specializuara të qeverisjes vendore.
Bëhet me dije se Bashkia Shkodër ka marrë masa për nisjen e grupit të punës për lirimin e plotë të këtij aksi rrugorë dhe rikthimin e aksesit të banorëve në këtë zonë të Bashkisë Shkodër.