Dita e sotme ka nisur me tensione në Kamëz, pranë KZAZ, ku militantë të Partisë Demokratike kanë vendosur të zbatojnë dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili ka anuluar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve.
Sakaq, ata kanë tentuar të hapin me forcë portën e shkollës ku ndodhen materialet zgjedhore të kësaj KZAZ, dhe pas disa tentativave e kanë hapur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po nxjerrin me forcë nga ambientet e KZAZ, duke përdorur një spraj lotsjellës.