Qëllohet me arë zjarri një në drejtim të një automjeti tip Audi, i blinduar. Ngjarja ka ndodhur në njësinë Bushat të bashkisë Vau Dejës.
Dshohet se policia ka gjetur të braktisur automjetin në fshatin Rranxa të Bushatit. Efektivët janë duke punuar për gjetjen e autorëve që qëlluan ndërsa janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.
Vau i Dejës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:55, në fshatin Rranxa, Bushat, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.