Një incident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Martanesh, ku një minator ka humbur jetën.
Personi është një 50-vjeçar, i identifikuar me inicialet A.Gj, i cili ka humbur jetën ndërsa po punonte në njërën prej galerive. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa policia ka nisur hetimet.