
Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjet vendore 2027. Në mbledhjen e Asamblesë, janë njoftuar edhe ndryshime në drejtuesit e qarqeve. Emirjana Sako ikën nga Durrësi, Benet Beci ikën nga Shkodra, ndërsa Eduard Shalsi ikën nga Kukësi dhe nuk do të jetë më drejtues qarku por do të angazhohet vetëm në njësinë numër 11 në Tiranë.
Rama i ka besuar dy qarqe të rëndësishme dy figurave të reja në PS, Enea Karakaçi në Shkodër dhe Ermal Nufi në Lezhë. Nga Lezha ikën Ulsi Manja dhe rikthehet në Dibër.
Në Tiranë Qarku i besohet Taulant Ballës, i cili ka mbajtur drejtuesin për diasporën, Blendi Klosi shkon në Durrës dhe ikën Sako. Arbjan Mazniku, Belinda Balluku, Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro konfirmohen.
Ndryshimet në qarqe
Qarku Tiranë – Taulant Balla- ikën Elisa Spiropali
Bashkia Tiranë – Ogerta Manastirliu
Qarku Durrës – Blendi Klosi- ikën Emirjana Sako
Qarku Lezhë – Ermal Nufi- zëvendëson Ulsi Manjën
Qarku Shkodër – Enea Karakaçi- ikën Benet Beci
Qarku Dibër – Ulsi Manja – zëvendëson Blendi Klosin
Qarku Kukës – Erjon Malaj- ikën Eduard Shalsi
Qarku Elbasan – Arbian Mazniku- Konfirmohet
Qarku Berat – Ervin Demo- Konfirmohet
Qarku Fier – Belinda Balluku- Konfirmohet
Qarku Vlorë- Bledi Çuçi- Konfirmohet
Qarku Gjirokastër- Mirela Kumbaro- Konfirmohet
Qarku Korçë- Niko Peleshi- Konfirmohet




