Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka njoftuar vendimin e tij lidhur me seancën plenare të ditës së nesërme. Kreu i Kuvendit ka bërë me dije se seanca e ditës së nesërme anulohet. Pak orë më parë, Kuvendi kishte njoftuar deputetët për seancën, bashkë me rendin e ditës por pa caktuar orën e nisjes së punimeve. Para pak minutave Ruçi ka njoftuar se seanca plenare nuk do të zhvillohet nesër. Për ditën e neserme, në orën 10.00, para Kuvendit opozita kishte njoftuar një protestë të ngjashme me atë të 16 shkurtit para Kryeministrisë. Sipas gjasave, kjo ishte arsyeja e anulimit të seancës plenare nga kryetari Gramoz Ruçi.