Siç ka ndodhur edhe me dy kryebashkiakët e tjerë Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar zyrtarisht Partisë Demokratiket dokumentet që ka në zotërim për Mark Babanin, kryebashkiakun e Vau- Dejësit. Ka qenë vetë sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi që ka konfirmuar kërkesën e bërë nga organi i akuzës ndaj selisë blu. Sipas gjasave, siç e parashikon ligji, Prokuroria do të nisë verifikimet edhe për kryebashkiakun e Vau- Dejësit, i treti nga ata që u votuan me 30 qershor 2019.