Një ditë pasi takoi ish- presidentin Rexhep Meidani dhe krerët e partive që dogjën mandatet dhe janë jashtë parlamentit, për të diskutuar për situatën ku ndodhet vendi që e ka quajtur dramatike, kreu i shtetit do e nisë këtë të mërkurë ditën me një tjetër takim.
Burimet kanë konfirmuar se Presidenti Ilir Meta do të takohet sot me Sali Berishën, ne cilesine e ish-Presidentit, ne vijim te turit te konsultimeve qe ka nisur per situaten politike. Takimi do të mbahet në Presidencë në orën 12:00.
Nje dite me pare, kreu i LZHK Dashamir Shehi tha per mediat se kreu i shtetit eshte ne mendimin qe zgjedhjet te behen sa me shpejt e mundur.