
Shumë para skadimit dyjavor të që kishte premtuar për të negociuar me Iranin, Donald Trump ka kryer një sulm suprizë në Iran, duke nënkuptuar atë, që shpreson të jetë goditje deçizive, pas 9 ditëve bombardime izraelite.

“Kemi përfunduar me sukses sulmin tonë ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordo, Natanz dhe Esfahan. Të gjitha avionët tanë ndodhen tashmë jashtë hapësirës ajrore iraniane,” shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social.
Ai shtoi gjithashtu se në objektin Fordo është hedhur një ngarkesë e plotë bombash, dhe se të gjithë avionët janë rrugës për në SHBA.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka thënë se deri më tani nuk ka pasur raportime për rritje të niveleve të rrezatimit jashtë vendit pas sulmeve amerikane në Fordow, Isfahan dhe Natanz.
“Pas sulmeve ndaj tre centraleve bërthamore në Iran – përfshirë Fordow – IAEA mund të konfirmojë se deri në këtë kohë nuk është raportuar asnjë rritje e niveleve të rrezatimit jashtë centralit”, tha agjencia në një postim në rrjetet sociale.
“IAEA do të japë vlerësime të mëtejshme mbi situatën në Iran sapo të bëhen të disponueshme më shumë informacione”, thuhet në njoftim.




