
Specialistët për Hetimin e Kr.imit në Komisariatin e Polcisië Nr.1 në bazë të informacioneve se një person në kërkim nga Vlora fshihej në një pallat në lagjen “Ali Demi” dhe falë një pune të mirëorganizuar në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të këtij Komisariati, zhvilluan dhe finalizuan aksionin policor të koduar “Befasia”.
Si rezultat i operacionit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme u bë e mundur kapja e personit në kërkim:
– T. M., 29 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë më datë 18.09.2018 ka dërguar urdhërin për ek.zekutimin e vendimit penal të Gjylkatës së Apelit Vlorë, e cila ka vendosur masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në atë me “Arrest me burg” për veprat penale “Vr.asje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e ar.mëve luftarake dhe municioneve”.
U njoftur Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë për ndjekjen e mëtejshme të procedurave.
PËR KOHËN E LIRË KANALI YNË VIDEO – SHKODRAWEB TV NË YOUTUBE…nëse ju pëlqen mund të abonoheni SUBSCRIBE!