
Mësohet se policia e Shkodrës sapo ka bërë shpërthimin e kontrolluar të pakos në mes të rrugës. Një pako e dyshimtë ka vënë në alarm policinë e Shkodrës.
Pakoja është gjetur në anë të rrugës në lagjen “Vojo Kushi” dhe nuk dihet ende çfarë materiali mund të ketë brenda. Pas shpërthimit të kontrolluar, policia mund të japë informacion lidhur me atë që kishte pakoja e dyshimtë që alarmoi Shkodrën këtë pasdite.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka.
Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!