Pak ore pas deklarates se kryetares se Bashkise Shkoder Voltana Ademi se eshte e vendosur te zbatoje dekretin e presidentit per anulimin e zgjedhjeve te 30 qershorit, nuk ka vonuar reagimi i policise.
Mengjesin e sotem, ne oborrin e shkolles “Azem Hajdari”, ku eshte nje nga KZAZ-te, eshte shfaqur nje makine e policise. Makina qendron ne oborrin e shkolles dhe krijon idene se shkolla eshte marre nen kontroll.
Kjo shkolle eshte aset i Bashkise Shkoder dhe i ishte vene ne dispozicion KQZ-se per procesin zgjedhor. Dy dite me pare, ne zbatim te dekretit te presidentit Meta per anulimin e zgjedhjeve, kryebashkiakja Ademi kerkoi lirimin e hapesirave per te gjitha KZAZ-te.
Fotoja e siguruar nga Shkodra WebMedia tregon se tashme policia ka nisur te veproje ne nje situate vakuumi ligjor interpretimi te dekretit te presientit, kur Gjykata Kushtetuese nuk ekziston. Edhe pse dekreti i Metes eshte botuar ne Fletore Zyrtare dhe eshte i detyrueshem per zbatim, KQZ nuk e njeh ndersa 27 bashki e njohin dhe kerkojne lirimin e ambjenteve ku jane instaluar KZAZ-te. Keto te fundit, thuajse nuk kane funksionuar por keto ditet e fundit, kane nisur te aktivizohen.