MINUTA E FUNDIT/ Policia e Shtetit jep detaje për ngjarjen e rëndë brenda familijes…

Nje ngjarje e rende eshte verifikuar para pak minutave ne Ballsh. Nje 34 vjecar i ka marre jete  bashkeshortes dhe motres se saj. Sipas policise, ngjarja ka ndodhur per motive te dobeta. Me poshte njoftimi i policise lidhur me ngjarjen e rende:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.M, 34 vjeç.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.