
Policia e Shkodrës ka arrestuar dy gra me akuzën për kanosje, të cilat i kanë presion një gruaje, e njohur e tyre me anë të një videoje. Bëhet me dije se dy gratë e kanë kërcënuar të njohurën e tyre me një regjistrim të sajin në momente intime me një burrë. Por pasi iu ka dhënë paratë gruaja ka denoncuar dhe 2 autoret kanë përfunduar pas hekurave.
Njoftimi i policisë
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë për Kr.imet e Rënda Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar, u bë finalizimi i aksionit policor të koduar “TRUMA”, si rezultat i të cilit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetaseve:
Ersada Fregjaj 28 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër dhe Merita Bregu 46 vjeçe, banuese në Shkodër.
Kapja dhe arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vasil Shanto”, në vendin e quajtur “Truma”, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, nëpërmjet kanosjes, i kanë marrë shumën 50 000 lekë një shtetaseje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma 50 000 lekë dhe dy aparate celulare.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Kr.imet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose d.hunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.